www.forumirinor.com
Regjistrohuni edhe ju , dhe hyni ne shoqeri me neve ..
Ejani dhe ju , regjistrohuni duke klikuar REGJISTROHU mbusheni formularin dhe ju do te jeni antar ....
Me respekt stafi


www.forumirinor.com
 
HomePortaliFAQMemberlistSearchRegisterLog in
Share | 
 

 MODA NE 100 VJET: KUSH JANE YJET QE U BENE IKONA TE MODES

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Qendrimi
Admin
Admin


Male Numri i postimeve: 1634
Age: 25
Aktiviteti:
55 / 10055 / 100

Reputacioni: 0
Pikėt: 4066
Registration date: 2007-08-26

PostSubject: MODA NE 100 VJET: KUSH JANE YJET QE U BENE IKONA TE MODES   Thu Aug 30, 2007 8:40 pm

Veshjet e modes u bene te famshme nga te famshmit, modele te kapura ne celuloid, video apo kopertina te CD. Yjet e artit u magjepsen dhe u frymezuan nga e gjithe bota. Eshte e veshtire te thuhet se ku perfundon joshja nga pamja e jashtme dhe ku fillon talenti i tyre, apo e anasjellta. Ashtu sikurse personazhet e famshem qe i kane veshur ato, keto modele veshjesh grabiten syte dhe imagjinaten e milionave. Moda eshte e lidhur me ikonat me te famshme te shekullit, qe u imituan dhe u bene model i shume te rinjve, por edhe 40 dhe 50 vjeēareve ne bote.

Marilyn Monroe
Ka pasur sirena te ekranit para dhe pas saj, por askush nuk ka qene e barabarte me te per joshjen qe dhuronte ky yll i kinemase. Ajo ka ndikuar fuqishem ne pamjen e jashtme dhe ne qendrimin e miliona grave. Nje trup perfekt. Floke ngjyre platini, buze te kuqe me forme, molleza te ngritura, dhe lakoret e perkryera te trupit. Marilyn holli bazat e nje standardi te ri ne Hollivud. Poshte fustaneve te saj ajo nuk vishte asgje. Per kete ajo deklaronte. "Vizat dhe rrudhat qe te tregojne te brendshmet (sytjenat dhe mbathjet) nuk jane natyrale dhe e shfytyrojne pamjen e nje vajze, keshtu qe une nuk i vesh kurre te brendshmet", ka thene ajo.

Megjithese ka vdekur ne vitin 1962, imazhi i saj eshte serish dominues. Pesedhjete vjet nga ajo kohe, pothuajse ēdo bukuroshe e skenes dhe e ekranet ka huazuar apo ka vjedhur diēka nga stili i Marylin, pavaresisht nese ia ka dale dot mbane apo jo.
Ne nje deklarate te saj per moden, ajo thote: "Deshiroj te kem nje veshje te perkryer ose perndryshe me mire e zhveshur. Ose njeren ose tjetren"

Miami Vice
Policet dhe hajdutet nuk mund te duken kurre kaq kendshem apo shkujdesur. Miami Vice u be shfaqja me me influence ne moden e viteve 80. Serite te cilat u transmetuan nga 1084 1989 ishin per muziken dhe moden italiane aq sa edhe per luften ndaj krimit. Pamja qe kishin aktoret ne kete transmetim percaktuan moden e nje dekade, duke filluar nga kepucet, pantallonat dhe kemishat.

Ato modele kepucesh te veshura pa ēorape u preferuan pre nje dekade. Dyqanet ne ate kohe kishin shume kerkesa nga klientet per te stilin e veshjes se prezantuar nga aktori Don Johnson, i cili luante dedektivin Sonny Crockett dhe Philip Michael Thomas, qe ishte partner i Ricardo Tubbs.

Veshja ishte: xhakete e lirshme pa astar me pelhure prej liri, te stiluara nga Gianni Versace, Vittorio Ricci dhe Hugo Boss, te shoqeruara me T shirt te zakonshme te cilat shiteshin vetem 3 &, si dhe pantallona te bardha. Transmetimet e Miami Vice ndryshuan ne TV imazhin e punonjesve te policise, te cilet me pare visheshin keq, duke filluar nga veshjet civile deri tek ato te me pamjen e nje kaubojsi.

"Une kam veshur shumicen e veshjeve qe perdorja ne "Miami Vic"edhe jashte filmit. Nje T shirt, xhinse dhe nje xhakete sportive ishin te pershtatshme per gjithēka, qofte edhe per nje takim me mbretereshen" ka thene Don Johnson.

Marlon Brando
Xhaketa e zeze lekure dhe kapelja menjane ndezi zjarrin e te apasionuarve ne shoqerine e viteve 50. Filmi i vitit 1954, "The Wild One"ai doli me nje veshje, e cila shume shpejt u be stili i kohes. Aq i portretizoi rolin e nje lideri brutal te nje bande motoēikletash. Djaloshi i keq me nje pamje shume seksi luajti i veshur me lekure te zeze e cila ishte per te si nje lekure e dyte ne trup.

Vetem kaq u desh qe ne treg te kerkoheshin modeli i veshjeve qe prezantoi ai. Por ky lloj stili u kundershtua fuqishem nga grupet religjioze ne Amerike dhe ne Britani. Xhaketa e lekures e Brandos, e ngushte tek beli, u be nje simbol i gjithēkaje antishoqerore dhe arrogante. Numri i kerkesave per blerjen e ketyre lloj xhaketash theu rekorde. Te tjera tipe te xhaketave te lekures te llojit Brando jane perdorur me pas nga James Dean, Elvis Priestly dhe Mel Gibson.

Gruaja me pantallona
Merlene Dietrich, nje produkt i kabaretave te Berlinit, ne fillim te viteve 20, mberriti ne Amerike duke terhequr pa mase vemendjen me veshjen e saj smoking, me pantallona te gjera dhe nje kemishe te ēelet. Vetem nje here iu desh asaj te dilte ne publik, dhe shume gra shpenzuan para per te imituar stilin e saj.

Gra te cilat kerkonin te ishin te barabarta dhe te fitonin pavaresine e tyre, veshen pantallona. Pantallonat ishin me te rehatshme dhe ofruan me shume liri levizjeje per grate sesa veshjet e tyre te meparshme me fustane dhe ēorape. Pas saj, gra te famshme si Katharine Hepburn, Amelia Earhart, Diane Keaton i kane perdorur keto modele pantallonash. Edhe sot, dhjetera gra te famshme i zgjedhin ato bazuar ne stilin e fundit.
"Nuk me pelqente te ndiqja rregullat e kohes ndaj preferova te vishesha sikur me pelqente vete. Shumicen e kohes, kam veshur pantallona" thote Marlene Dietrich.

Revolucioni anglez
Dominimi britanik nuk ishte vetem per muziken. Figura te shquara si, Beatles, Kinks, Rolling Stones, Herman's Hermits dhe me shume nga vitet 1964 1967, sollen stilet e tyre ne menyren e veshjes. Stilistja britanike Mary Quant eshte njohur ndryshe si mamaja e minifundeve. Ikona si Teiggy dhe Jean Shrimpton, yje si Mick Jagger dhe Marianne Faithfull bene revolucionin e modes.

Tipike ishin kapelet, xhaketat e thurura, shamite e lidhura ne qafe dhe pamjet e shkujdesura. Dominimi britanik mbeti nje force e modes edhe sot. Yjet e rrokut ndikuan pa mase ne menyren e veshjes se te rinjve ne ate kohe. Minifundet vazhdojne te jene per te mos thene tashme veēse moderne edhe pamja klasike e femrave.

Bob Mackie
Bob Mackie nuk i shpiku teminat, por thjesht i perfeksionoi ato. Ai ishte i paparashikueshme kur vinte puna tek veshja. Kerkonte gjithnje te sillte nje risi. Figurat e njohura te cilat kane veshur rroba te dizenjuar nga ai ishin Barbra Streisand, Jayne Mansfield, Diana Ross dhe Carol Burnett. Por kujdesi qe kishte per Cher terhoqi vemendjen e botes. Disa kritike thane se shikuesit u kthyen per te pare spektaklet e saj ne TV ne vitet 70 thjesht per te shuar kureshtjen se ēfare kishte veshur.

Ai dizenjoi veshjen e Cher per naten e dhenies se ēmimit OSCAR, si dhe fustanin ne vitin 1986, ne prezantimin e aktorit dhe aktores me te mire. Ne ditet e sotme efekti i Mackie ndihet ne veshjet me te medha te artisteve. Ata qe nuk mund t'i afrohen stilit te tij mund te marrin pak nga kjo fantazi.

Vete stilisti ka thene se eshte i bindur se disa nga veshjet qe i ka stiluar Cher do ta shoqerojne deri ne varr. E, Cher ka thene: "Askush nuk mund te stiloje nje kostum si Bob Mackie. Ai ishte dhe eshte edhe sot stilisti i endrrave te mia". Deklarata u be ne vitin 1998, ne librin, "The First Time".

Giorgio Armani
Giorgo Armani, me i miri i viteve 80, por shkelqen edhe sot. Aktoret e Hollivudit mberriten ne Europe per te stiluar veshjet e mrekullueshme te ideuara prej tij. Ai garantoi veshjen elegante per burrat dhe linte kedo pa fryme. Shija e mire qe lane stilimet e tij bene qe kulmet e 70 es te hidheshin ne kosh. Armani filloi te shese rrobat e tij jo vetem ne Europe por edhe ne Amerike. Dhjetera yje trokiten ne deren e Armanit kur donin te siguronin veshjen e tyre per naten e famshme te ēmimeve Oskar ne garen se kush do te dukej me bukur.

Marka Armani u be me e famshmja per kostumet e dites dhe per disenjimet fantastike te nates. Emrat e medha si Kevin Costner, Sean Connery, Ben Affleck, Robin Eilliams, Jodie Foster, Michelle Pfeiffer veshin Armani ne premierat e famshme si Academy Aeards, Golden Globes, etj. "Njerez si Armani jane kaq te rralle, megjithese ne nuk jemi te vetedijshem per kete" ka thene Nino Cerruti, kur ka provuar veshjen e pare te dizenjuar nga Armani.

Burri me kapele
A mund ta perfytyroni Charlie Chaplin pa kapelen e tij. Po U.C. Fields? Burrat i kane perdorur kapelet, per mbrojtje, tregues pasurie dhe stili. Ekrani ua ka treguar atyre shpesh se cilat jane me te pershtatshmet. Shumica e modeleve te tyre jane stiluar per here te pare nga aktoret e akranit.

Yjet e ekranit serish i mbajne kapelet ne garderobat e tyre si nje aksesor per te provokuar nje pamje romantike, ate te tipit Indiana Jones, apo te karaktereve te tjera si Blues Brothers. "Nje kapele kryen nje funksion tek nje burre. Ajo e kompleton ate ne total." ka thene Miles Davis

James Dean
Para Dean, aktoret visheshin me nje formule. Ata vishnin kemisha, xhaketa sportive ne te gjitha koherat. Ai solli marken Levi's ne te shumten e rasteve me te ēara, dhe T shirtet e bardha. Nganjehere ai shtonte edhe nje rrip te kuq ne mes. Xhaketa e zeze e lekures dhe apo jo vetem lekure ishte e preferuar e tij. Shpesh ai frekuentonte ambiente klasi edhe pa i hequr nje brisk fytyres.

Ai arriti te transformonte biznesin e rrobave ne Hollivud. I dha jete Levi's si nje marke klasi ne Amerike dhe freskoi imazhin e T shirteve te bardha si elementi kryesor per garderoben e ēdo burri ne bote. Edhe 50 vjet pas vdekjes se tij, Dean mbetet i shenjte per te rinjte. Stili i tij i shkujdesur, perdoret sot si muze e shume stilisteve dhe konsumatoreve ne bote. E, ndersa pakkush mund te kete sharmin e tij, meshkujt jane munduar ta kopjojne ate.

Audrey Hepburn
Audrey Hepburn konsiderohet si pionierja e nje stili klasik te perjetshem, duke filluar nga fustanet e gjata te zeze, bizhuterite, syzet dhe ēantat e dores. Ajo eshte simboli i nje gruaja qe eshte veshur gjithnje bukur si ne skene, ashtu edhe ne jete. Pothuajse asnjehere nuk eshte fotografuar me veshje te rastit. Imazhi i saj analizohet edhe ne ditet e sotme dhe kopjohet me fanatizem. Gjithēka klasike shkonte ne trupin e saj ndersa kishte nje trup te holle.

Garderoba e saj ne vitet 1961 "Breakfast at Tiffany" si dhe Kostumet e perdorura ne "Sabrina" dhe "Funny Face", te gjitha te stiluara nga Hubert de Givenchy, thuhet se i dhane nje potencial per Oskarin ne filmin "Sabrina". "Kam kaq shume besim ne stilisten time, Givenchy, sa ē'kane besim amerikanet ne psikiatret e tyre" ka thene ne nje rast Hepburn. Botues dhe editore mbeten te apasionuar pas veshjes se saj. Ajo eshte komentuar shpesh per veshjen e saj edhe ne Nju Jork Times.
Back to top Go down
toeli
Moderatorė
Moderatorė


Male Numri i postimeve: 1520
Age: 34
Lokacioni: Norway
Aktiviteti:
73 / 10073 / 100

Reputacioni: 0
Pikėt: 2711
Registration date: 2007-09-02

PostSubject: Re: MODA NE 100 VJET: KUSH JANE YJET QE U BENE IKONA TE MODES   Thu Sep 20, 2007 1:52 pm

yje sa dush hahha
Back to top Go down
Trim1
Moderatorė
Moderatorė


Male Numri i postimeve: 1670
Age: 23
Lokacioni: Kosova- Drenas
Aktiviteti:
10 / 10010 / 100

Reputacioni: 0
Pikėt: 2772
Registration date: 2007-09-13

PostSubject: Re: MODA NE 100 VJET: KUSH JANE YJET QE U BENE IKONA TE MODES   Sat Oct 06, 2007 11:43 pm

po valla sa te kesh qef
Back to top Go down
http://www.leo-trimi.page.tl
toeli
Moderatorė
Moderatorė


Male Numri i postimeve: 1520
Age: 34
Lokacioni: Norway
Aktiviteti:
73 / 10073 / 100

Reputacioni: 0
Pikėt: 2711
Registration date: 2007-09-02

PostSubject: Re: MODA NE 100 VJET: KUSH JANE YJET QE U BENE IKONA TE MODES   Mon Oct 08, 2007 5:04 pm

veq naten ka ma shum trim sdi a ke mujt mi vrejt haha
Back to top Go down
Trim1
Moderatorė
Moderatorė


Male Numri i postimeve: 1670
Age: 23
Lokacioni: Kosova- Drenas
Aktiviteti:
10 / 10010 / 100

Reputacioni: 0
Pikėt: 2772
Registration date: 2007-09-13

PostSubject: Re: MODA NE 100 VJET: KUSH JANE YJET QE U BENE IKONA TE MODES   Wed Oct 10, 2007 8:24 pm

po bre toeli qka eshte nja i madh sdi a e sheh nga atje ti hahaha
Back to top Go down
http://www.leo-trimi.page.tl
 

MODA NE 100 VJET: KUSH JANE YJET QE U BENE IKONA TE MODES

View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
www.forumirinor.com  ::  :: -