www.forumirinor.com
Regjistrohuni edhe ju , dhe hyni ne shoqeri me neve ..
Ejani dhe ju , regjistrohuni duke klikuar REGJISTROHU mbusheni formularin dhe ju do te jeni antar ....
Me respekt stafi


www.forumirinor.com
 
HomePortaliFAQMemberlistSearchRegisterLog in
Share | 
 

 Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
@nton1
Founder
Webmaster
FounderWebmaster


Male Numri i postimeve: 885
Age: 27
Lokacioni: N/A
Aktiviteti:
100 / 100100 / 100

Reputacioni: 0
Pikėt: 3974
Registration date: 2007-08-26

PostSubject: Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj   Thu Sep 11, 2008 9:07 pm

Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj
Ēfarė janė drogat?

Teknikisht, drogat janė lėndė kimike tė cilat ndikojnė nė funksionimin normal tė trupit dhe/ose tė trurit. Jo tė gjitha drogat janė tė paligjshme. Pėr shembull, kafeina (e cila gjendet nė kafe ose nė pijen “Coca-Cola”), nikotina (e cila gjendet nė cigare) dhe alkooli teknikisht janė tė gjitha droga tė ligjshme edhe pse zakonishtnuk quhen tė tilla. Barnat, si ato qė shiten me recetė tė lėshuar nga mjeku ashtu edhe ato qė shiten pa recetė nėpėr farmaci, janė droga tė ligjshme tė cilat na ndihmojnė tė shėrohemi nga sėmundjet, megjithėse edhe me to mund tė abuzohet. Drogat e paligjshme janė droga tė cilat janė kaq tė dėmshme saqė vendet nė mbarė botėn kanė vendosur t’i vendosin nėn kontroll.Kėto vende kanė miratuar disa ligje ndėrkombėtare, nė formėn e konventave tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, tė cilat pėrcaktojnė se cilat droga duhen vendosur nėn kontroll.Tė gjitha drogat tė cilat trajtohen nė kėtė broshurė janė tė paligjshme. Kjo do tė thotė se, nė pėrgjithėsi, ėshtė kundėr ligjit nėse mban, pėrdor ose shet droga tė tilla nė gjithė botėn.Drogat, nė pėrgjithėsi, kanė disa emra me tė cilėt quhen nė zhargonin e rrugės, dhe nė kėtė broshurė do tė gjeni disa prej tyre.Megjithatė, nuk bėhet fjalė pėr njė listė tė plotė dhe drogat mund tė kenė emra tė tjerė nė vendin apo nė qytetin ku jetoni ju.Gjithashtu, kėto emra mund tė ndryshojnė edhe me kalimin e kohės. Emrat e drogave nė zhargonin e rrugės nuk kanė lidhje me fuqinė apo pastėrtinė e njė droge.Tė gjitha drogat e paligjshme kanė njė efekt tė menjėhershėm fizik, pėr tė cilin mund tė lexoni nė kėtė broshurė. Por drogat mund tė pengojnė shumė edhe zhvillimin psikologjik dhe emocional, sidomos te tė rinjtė.Nė tė vėrtetė, drogat mund tė shkatėrrojnė potencialin e atyre qė i pėrdorin, tė cilin ata nuk mund ta rifitojnė kurrė mė, sepse drogat kthehen nė njė lloj zėvendėsuesi tė mekanizmave qė na duhen nė jetė.Edhe pse drogat nė kėtė broshurė pėrshkruhen veēmas, ato shpesh pėrdoren sėbashku.Kjo pėrzierje e drogave mund tė ketė pasoja tė rėnda dhe tė paparashikueshme pėr trupin dhe mendjen e pėrdoruesve.Sė fundmi, duhet thėnė se drogat turbullojnė aftėsinė gjykuese tė pėrdoruesve tė tyre. Kjo do tė thotė se shpesh pėrdoruesit e drogave marrin rreziqe mė tė mėdha, siē ėshtė, pėr shembull, seksi i pambrojtur. Kjo shkakton infeksion me hepatit ose me HIV si edhe me sėmundje tė tjera tė transmetuara seksualisht
Back to top Go down
http://www.kosova-info.com
@nton1
Founder
Webmaster
FounderWebmaster


Male Numri i postimeve: 885
Age: 27
Lokacioni: N/A
Aktiviteti:
100 / 100100 / 100

Reputacioni: 0
Pikėt: 3974
Registration date: 2007-08-26

PostSubject: Re: Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj   Thu Sep 11, 2008 9:08 pm

Tiper e drogave

Kanabis
Kokaina
Ekstazia
Heroina
Haluēinogjenėt: LSD
Metamfetamina


Kanabis
Bongo/Ganja/Grass/Marijuana/Pot/Thai sticks


Ēfarė ėshtė?
Kanabisi ėshtė njė lėndė si duhani, me ngjyrė mes tė gjelbrės dhe kafesė, e cila pėrbėhet nga lulet dhe gjethet e sipėrme tė thara tė bimės sė kėrpit. Rrėshira e kanabisit apo, siē quhet ndryshe, hashashi, ėshtė mbetja e tharė e njė lėnde qė nxirret nga pjesa e sipėrme e lulėzuar e bimės sė kėrpit, e cila kthehet nė pluhur ose presohet nė forma. Vaji i kanabisit ose, siē quhet ndryshe, vaji i hashashit, ėshtė njė lėng i cili nxirret ose nga bima e tharė ose nga rrėshira.


Si merret?
Zakonisht, tė gjitha format e kanabisit merren pėrmes tymosjes, si duhani. Rrėshira dhe vaji i kanabisit mund edhe tė hahen ose tė pihen nė formėn e ēajit.


Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?
Kanabisi i jep pėrdoruesit njė ndjesi relaksimi dhe kėnaqėsie dhe ndonjėherė I vendos nė njė gjendje euforie. Pėrdoruesi mund tė provojė edhe njė ndjesi mė tė forte tė shqisave tė shikimit, nuhatjes, shijes dhe dėgjimit.


Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e kanabisit?
Nė periudhėn afatshkurtėr, pėrdoruesit i rritet oreksi dhe pulsi. Pėrdoruesi ka probleme edhe me kryerjen e akteve fizike dhe intelektuale, si pėr shembull e ka tė vėshtirė tė ngasė makinėn apo tė mendojė nė mėnyrė logjike. Nėse merret nė doza tė mėdha, kanabisi mund tė mprehė perceptimin e tingujve dhe tė ngjyrave nga ana e pėrdoruesit, ndėrkohė qė ia bėn tė ngadaltė dhe tė paqartė tė menduarit. Nėse doza ėshtė shumė e madhe, efekti i kanabisit ėshtė i ngjashėm me efektin e drogave haluēinogjene dhe mund tė shkaktojė ankth, panik dhe, madje, episode psikopatike. Pėrdoruesit e rregullt tė kanabisit pėrballen me rrezikun e zhvillimit tė njė varėsie psikologjike deri nė atė masė sa tė humbasin interes nė tė gjitha aktivitetet e tjera si puna apo marrėdhėniet me njerėzit. Studimet e fundit nė Mbretėrinė e Bashkuar kanė treguar se ekziston njė lidhje midis pėrdorimit tė kanabisit dhe rritjes sė skizofrenisė.


Rreziqe tė tjera
Tymi i kanabisit pėrmban 50 pėr qind shumė katran se cigaret me pėrmbajtjen mė tė lartė tė katrani, gjė qė i vendos pėrdoruesit nė njė rrezik mė tė madh tė kancerit tė mushkėrive dhe tė sėmundjeve tė tjera tė sistemit tė frymėmarrjes.


Kokaina
Ēfarė ėshtė?
Kokaina ėshtė njė pluhur i bardhė ose ngjyrė qumėshti, i cili vepron si stimulues i fuqishėm. Kokaina nxirret nga gjethet e bimės sė kokės.Gjatė rrugės, mund tė tretet ose tė “pritet” me lėndė tė tjera me qėllim qė tė rritet sasia.Droga “crack” ėshtė njė kokainė e cila ėshtė pėrpunuar mė tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodė buke) dhe ngjan si flokėza ose kokrriza tė vogla.


Si merret?
Zakonisht, kokaina thithet me hundė ose injektohet, ndėrsa droga “crack” tymoset si duhani.


Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?
Kokaina i jep pėrdoruesit njė ndjesi gjallėrie shpirtėrore dhe e vendos nė njė gjendje euforie. Gjithashtu, shpesh pėrdoruesi provon njė rritje tė pėrkohshme tė niveleve tė gatishmėrisė nervore dhe tė energjisė dhe njė shtyrje nė kohė tė urisė dhe tė lodhjes.


Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e kokainės?
Efektet afatshkurtra pėrfshijnė humbjen e oreksit, shpejtimin e frymėmarrjes dhe rritjen e temperaturės sė trupit dhe tė rrahjeve tė zemrės. Pėrdoruesit mund tė sillen nė mėnyrė shumė tė ēuditshme dhe tė parregullt dhe, ndonjėherė edhe nė mėnyrė tė dhunshme.Doza tė tepėrta tė kokainės mund tė shkaktojnė edhe konvulsione, krizė epilepsie, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim tė zemrės.Pėrdoruesit afatgjatė tė kokainės rrezikojnė tė kenė njė mori problemesh shėndetėsore, disa prej tė cilėve varen nga mėnyra se si e marrin kėtė drogė. Thithja me hundė e kokainės dėmton shumė rėndė indet e hundės; tymosja mund tė shkaktojė probleme tė aparatit tė frymėmarrjes; ndėrsa injeksioni mund tė shkaktojė abscese ose sėmundje infektive. Rreziqe tė tjera, pavarėsisht mėnyrės si merret droga, pėrfshijnė varėsinė e fuqishme psikologjike, kequshqyerjen, rėnien nė peshė, humbjen e orientimit, apatinė dhe njė gjendje qė ngjan me psikozėn pananojake.


Rreziqe tė tjera
Pėrzierja e kokainės me alkoolin ėshtė njė kokteijl i rrezikshėm dhe mund tė rrisė ndjeshėm mundėsinė e vdekjes sė papritur.
Back to top Go down
http://www.kosova-info.com
@nton1
Founder
Webmaster
FounderWebmaster


Male Numri i postimeve: 885
Age: 27
Lokacioni: N/A
Aktiviteti:
100 / 100100 / 100

Reputacioni: 0
Pikėt: 3974
Registration date: 2007-08-26

PostSubject: Re: Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj   Thu Sep 11, 2008 9:08 pm

Ekstaza
E/Snackies/New Yorkers


Ēfarė ėshtė?
Ekstaza ėshtė njė stimulues psikoaktiv, I cili zakonisht prodhohet nė laboratorė tė paligjshėm. Nė tė vėrtetė, termi “ekstazė” ka evoluar dhe nuk pėrdoret pėr tė quajtur vetėm njė lėndė kimike por nė tė vėrtetė njė gamė lėndėsh tė tilla tė cilat kanė njė efekt tė ngjashėm te pėrdoruesi. Shpesh, ēfarėdo tablete me stemė tani quhet “ekstazė” pavarėsisht pėrbėrjes ės vet kimike.Edhe pse kjo drogė zakonisht shpėrndahet nė formėn e njė tablete, ajo mund tė jetė edhe nė formė pluhuri ose kapsule. Tabletat mund tė kenė forma dhe madhėsi tė ndryshme.


Si merret?
Zakonisht gėlltitet por mund edhe tė thithet me hundė ose tė injektohet.


Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?
Ekstaza mund tė rrisė nivelet e ndjeshmėrisė tė pėrdoruesve dhe tė shkaktojė njė ndjesi afėrsie me njerėzit qė i rrethojnė. Kjo drogė mund ta bėjė pėrdoruesin mė shoqėrues dhe energjik.


Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e ekstazės?
Nė periudhėn afatshkurtėr, ekstaza mund tė bėjė qė trupi tė mos i pėrfillė sinjalet e problemeve siē janė dehidratimi, vilania dhe rraskapitja dhe mund tė pengojė aftėsinė e trupit pėr tė rregulluar temperaturėn. Pėr mė tepėr, ekstaza mund tė dėmtojė rėndė organe tė tilla si mėlēia dhe veshkat.Ndonjėherė, mund tė shkaktojė edhe konvulsione dhe pushim tė zemrės.Doza tė mėdha tė ekstazės shkaktojnė njė gjendje acarimi, ankthi dhe halucinacionesh tė rėnda.Pėrdorimi afatgjatė i ekstazės mund tė dėmtojė disa pjesė tė caktuara tė trurit, duke shkaktuar kėshtu depresion dhe humbje tė kujtesės.


Rreziqe tė tjera
Tabletat ose pilulat qė shiten pėr ekstazė mund tė pėrmbajnė edhe lėndė tė tjera qė mund tė jenė tė rrezikshme dhe qė mund tė jenė tė ndryshme pėr sa i takon fuqisė dhe pasojave tė tyre



Heroina
Smack/H/Horse/Junk/Harry/White lady


Ēfarė ėshtė?
Heroina ėshtė njė drogė qė shkakton varėsi dhe qė ka veti kundra dhimbjes dhe e cila prodhohet pėrmes pėrpunimit tė morfinės, njė lėndė natyrore e cila nxirret nga bima e opiumit. Heroina e pastėr ėshtė njė pluhur i bardhė. Heroina e rrugės ėshtė zakonisht e bardhė nė ngjyrė kafe sepse pėrzihet me lėndė tė papastra, ēka do tė thotė qė ēdo dozė ndryshon nga tjetra.


Si merret?
Zakonisht injektohet por mund edhe tė thithet me hundė ose tė tymoset.


Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?
Heroina mund t’u heqė pėrdoruesve tensionin, ankthin dhe depresionin. Pėrdoruesi ndjehet i shkėputur nga lodhja ose dhimbja emocionale ose fizike. Nė doza tė mėdha, pėrdoruesi mund tė provojė gjendje euforie.

Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e heroinės?
Pasojat afatshkurtra pėrfshijnė zvogėlimin e bebes sė syrit, tė pėrzier, tė vjella, pėrgjumje, paaftėsi pėr t’u pėrqendruar dhe apati.Heroina shkakton varėsi tė madhe fizike dhe psikologjike te pėrdoruesi. Pėrdoruesit rrezikojnė tė zhvillojnė edhe njė shkallė tolerance ndaj kėsaj droge, ēka do tė thotė se me kalimin e kohės u duhet tė marrin doza gjithnjė e mė tė mėdha pėr tė provuar efektin qė dėshirojnė.Pėrdorimi afatgjatė i heroinės ka njė shumėllojshmėri pasojash tė rėnda pėr shėndetin.Mes tė tjerash, mund tė shkaktojė rėnie tė shpejtė nė peshė, kequshqyerje dhe kapsllėk.Heroina mund tė shkaktojė edhe ērregullim tė ciklit mujor te femrat, pėrgjumje dhe apati kronike.Lėnia e menjėhershme e heroinės shkakton simptomat e tėrheqjes nga ky ves, tė cilat mund tė jenė tė rėnda dhe pėrfshijnė ngėrē, diarre, dridhje, panik, sekrecione tė hundės, tė ngjethura dhe djersitje.


Rreziqe tė tjera
Pėrdoruesit rrezikojnė tė marrin mbidozė tė heroinės e cila mund tė shkaktojė gjendje kome dhe vdekje pėr shkak tė bllokimit tė aparatit tė frymėmarrjes.


Haluēinogjenėt

Ēfarė janė?
Haluēinogjenėt, ose drogat psikopatike, janė droga tė cilat ia ndryshojnė gjendjen e ndėrgjegjes pėrdoruesit si edhe shkaktojnė lloje tė ndryshme halucinacionesh.Llojet kryesore tė halucinogjenėve janė dietilamidi i acidit dilisergjik (LSD), fenociklinida (PCP), amfetaminat, meskalina dhe psilocibina.


LSD
Dietilamidi i acidit dilisergjik
Acid/Hippie
(PCP)


Ēfarė ėshtė?
LSD-ja ėshtė njė drogė gjysmė-sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik, i cili gjendet nė njė kėrpudhė qė rritet nė bimėn e thekrės dhe drithėra tė tjera.LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acidi”, ėshtė njė prej drogave halucinogjene mė tė fuqishme. Nė rrugė zakonisht shitet nė formėn e katrorėve tė vegjėl prej letre me flluska me kokrra ku brenda pėrmbahet droga, por shitet edhe nė formėn e tabletave, kapsulave si edhe nė formė tė lėngshme. Ėshtė njė lėndė pa ngjyrė dhe pa erė, me njė shije paksa tė hidhur.


Si merret?
Zakonisht gėlltitet.


Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?
Nėse merret LSD, ajo shkakton ndryshime tė forta nė mendime, humor dhe shqisa, krahas ndjenjave tė afėrsisė dhe shoqėrimit.Megjithatė, efektet e sakta tė LSD-sė ndryshojnė nė varėsi tė gjendjes mendore tė pėrdoruesit dhe mjedisit ku merret kjo drogė.


Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e LSD-sė?
Nė periudhėn afatshkurtėr, LSD-ja shkakton zhgėnjim dhe perceptime tė shtrembėruara.Ndryshon sensi i thellėsisė dhe kohės I pėrdoruesit, ndėrsa bėhen mė tė mprehta ngjyrat, tingujt dhe prekja.Disa pėrdorues tė LSD-sė provojnė mendime dhe ndjenja tė forta dhe tė frikshme si pėr shembull frika se mos humbasin kontrollin, frika nga ēmenduria dhe vdekja dhe dėshpėrim.Pasojat fizike janė tė vogla nė krahasim me pasojat psikologjike dhe emocionale. Nė tė pėrfshihet zmadhimi i bebes sė syrit, shpeshtimi i rrahjeve tė zemrės dhe rritja e tensionit tė gjakut, humbja e oreksit, pagjumėsia, thatėsirė nė gojė dhe tė dridhura.



Metamfetamina
Crack meth/Ice/Crystal meth/Tik/Shabu/Yaba


Ēfarė ėshtė?
Metamfetamina bėn pjesė nė atė grup drogash qė quhen stimulues tė llojit tė amfetaminės (ATS). Ėshtė drogė sintetike e cila zakonisht prodhohet nė laboratorė tė paligjshėm.Metamfetamina ėshtė nė formėn e pluhurit, tė tabletave ose kristaleve qė ngjajnė me copėza qelqi tė thyer.


Si merret?
Mund tė gėlltitet, tė thithet me hundė, tė tymoset ose tė injektohet.


Ēfarė ndikimi ka te pėrdoruesi?
Metamfetamina stimulon njė ndjesi mirėqenieje fizike dhe mendore, si edhe njė valė euforie dhe gjendje tė gėzueshme shpirtėrore. Pėrdoruesi provon njė rritje tė pėrkohshme tė energjisė, e cila e bėn pėrdoruesin tė mendojė se mund t’i kryejė mė mira aktet fizike ose intelektuale.Pėrdoruesi ndjen edhe njė shtyrje nė kohė tė urisė dhe tė lodhjes.


Cilat janė rreziqet qė lidhen me pėrdorimin e metamfetaminės?
Nė periudhėn afatshkurtėr, pėrdoruesit humbasin oreksin dhe fillojnė tė marrin frymė mė shpejt. Mund t’u shpeshtohen rrahjet e zemrės dhe mund t’u rritet tensioni i gjakut si edhe mund t’u rritet temperatura e trupit dhe tė djersijnė. Nė doza tė mėdha, pėrdoruesit mund tė ndjehen tė paqetė dhe tė acaruar dhe mund tė provojnė goditje paniku.Doza tė tepėrta tė metamfetaminės mund tė shkaktojnė edhe konvulsione dhe vdekje pėr shkak tė mosfunksionimit tė aparatit tė frymėmarrjes, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim tė zemrės.Pėrdorimi afatgjatė i metamfetamnės mund tė shkaktojnė kequshqyerje, rėnie nė peshė dhe zhvillim tė varėsisė psikologjike.Kur ndėrpritet pėrdorimi i metamfetaminės, pėrdoruesi fle pėr njė kohė tė gjatė dhe pastaj zakonisht bie nė depresion.


Rreziqe tė tjera
Ndonjėherė, metamfetamina bėhet shkak pėr sjellje agresive, tė dhunshme dhe shumė tė pazakontė te pėrdoruesit
Back to top Go down
http://www.kosova-info.com
 

Droga, cfare eshte dhe reziqet e saj

View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

 Similar topics

-
» Qka Eshte Kimia...?

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
www.forumirinor.com  ::  :: -