www.forumirinor.com
Regjistrohuni edhe ju , dhe hyni ne shoqeri me neve ..
Ejani dhe ju , regjistrohuni duke klikuar REGJISTROHU mbusheni formularin dhe ju do te jeni antar ....
Me respekt stafi


www.forumirinor.com
 
HomePortaliFAQMemberlistSearchRegisterLog in
Share | 
 

 Melqia

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
calibra
Fillestar/e
Fillestar/e


Male Numri i postimeve: 31
Aktiviteti:
0 / 1000 / 100

Reputacioni: 0
Pikėt: 2518
Registration date: 2007-10-06

PostSubject: Melqia   Thu Sep 11, 2008 7:30 pm


Mėlēia (greq. hepar, lat. iecur) apo mėlēia e zezė, ėshtė organi qendror i gjithė metabolizmit dhe gjėndra mė e madhe e trupit qė lidhet me aparatin tretės. Detyrat mė tė rėndėsishme tė saj janė prodhimi i proteinave tė rėndėsishme pėr jetėn (p.sh faktorėt e mpiksjes), pėrpunimi i pjesėve pėrbėrėse tė ushqimit (p.sh ruajtja e glukozės), prodhimi i lėngut tė tėmthit dhe kėshtu tretja dhe eliminimi i produkteve tė metabolizmit tė trupit si dhe e medikamenteve dhe helmeve. Substancat ushqimore, tė cilat kalojnė nga zorra nė gjak, mbėrrijnė me anė tė venės Vena portae nė mėlēi dhe mandej varėsisht nga nevoja lėshohen nga mėlēia pėrsėri nė gjak ose largohen nga gjaku.

Mėlēia e njeriut peshon pėrafėrsisht 1500 deri 2000 gram. Ėshtė njė organ i butė me strukturė tė njėtrajtshme dhe gjendet kryesisht nė anėn e djathė tė pjesės se sipėrme tė hapėsirės sė barkut.

Ndėrtimi makroskopik i mėlēisė
Mėlēia pėrbėhet nga :
Lobus dexter - gjendet nėn diafragmė dhe ėshtė pjesėrisht i ngjitur me tė.
Lobus sinister - ėshtė mė i vogėl dhe shtrihet deri nė anėn e majtė tė abdomenit.
Lobus quadratus
Lobus caudatus
Nėn pjesėn e poshtme tė mėlēisė gjendet e ashtuquajtura portė e mėlēisė - Porta hepatis, nėpėrmjet tė sė cilės kalojnė: Arteria hepatica propria, Vena portae dhe Ductus hepaticus.

Arteria hepatica transporton gjakun e oksigjenuar prej zemrės pėr nė mėlēi, Vena portae sjellė nga lukthi dhe zorrėt pjesėt e ushqimit nė formė tė gjakut tė pasur me substanca ushqimore.

Mėlēia ndahet nė kėto segmente :

Lobus sinister:
Segment I - Lobus caudatus
Segment II - pjesa kraniale e Segmentum laterale
Segment III - pjesa kaudale e Segmentum laterale
Segment IV - Lobus quadratus
Segment IVa - pjesa kraniale
Segment IVb - pjesa kaudale
Lobus dexter:
Segment V - pjesa kaudale e Segmentum anterius
Segment VI - pjesa kaudale e Segmentum posterius
Segment VII - pjesė kraniale e Segmentum posterius
Segment VIII - pjesė kraniale e Segmentum anterius

Ndėrtimi mikroskopik i mėlēisė
Mėlēia ndahet mė tutje nė pjesė edhe mė tė vogla - lobuli (lapra, maksimal 1-2mm tė mėdha). Kėto kanė nė prerje formėn e gjashtėkėndėshit, qė pėrbėhet kryesisht nga qelizat e mėlēisė - hepatocitet.

Qelizat e mėlēisė kanė nė tė shumtėn e rasteve mė shumė bėrthama dhe janė tė radhitura nė rresht. Nė pikat kufitare tė lobulit qėndrojnė fushat periportale, nė tė cilat kalojnė nga njė degė e arteria hepatica, e vena portae si dhe e ductulus biliferus. Kėto quhen ndryshe edhe Glisson-Trias (Trekėndėshi i Glissonit).

Nė mes tė qelizave tė mėlēisė janė tė radhitura kapilaret e zgjeruara tė saj - sinusoidat. Kėto janė tė veshura me njė endotel dhe pėrbėhen nga makrofagėt special. Sinusoidat transportojnė gjakun e Vena portae sė bashku me gjakun e Arteria hepatica nėpėr lobuli tė mėlēisė nė drejtim tė qendrės sė laprave, ku gjendet njė venė qendrore. Venae centrales bashkohen nė venė mė tė mėdha (Venae sublobulares) dhe nė fund bashkohen nė venė tė mėlēisė (Vena hepatica).

Nė pjesėn mes sinusoidave dhe qelizave tė mėlēisė gjendet hapėsira e Disseut, ku ndodhin ē’helmimet. Kėtu gjendet plazma e gjakut, mė tutje tė quajturat qeliza-Ito, qė pėrmbajnė vitaminė A dhe i shėrbejnė deponimit tė yndyrės.

Kapilaret e lėngut tė tėmblit janė pėrbrenda laprave vetėm gropėza tė qelizave. Tek pas daljes nga lobuli fitojnė murin e tyre dhe bėhen Ductuli biliferi me njė epitel njėshtresor prizmatik. Nga Ductuli biliferi tė fushės periportale kalon lėngu i tėmblit nėpėr kanale mė tė mėdha – Ductus hepaticus dhe del nga mėlēia – Ductus hepaticus sinister dhe Ductus hepaticus dexter bashkohen nė Ductus hepaticus communis

Detyrat e mėlēisė
Mėlēia ėshtė lidhur ngushtė me drejtimin dhe funksionimin e saktė tė metabolizmit tė glukozės, yndyrės dhe proteinave. Glukoza merret nga gjaku i zorrės dhe i jepet trupit nė mėnyrė tė kontrolluar. Teprica deponohet si glikogjen. Gjatė urisė bėhet pėrsėri shpėrbėrja e substancės sė deponuar nė glukozė. Mėlēia ndikon, e drejtuar nga hormonet (p.sh insulina dhe glukagoni) nė pasqyrėn e sheqerit nė gjak dhe mund ta mbajė atė nė njė shkallė konstante pavarėsisht nga marrja e ushqimit. Insulina aktivizon nė mėlēi oksidimin e sheqerit dhe pengon shpėrbėrjen e yndyrės.

Sinteza:
Gluconeogenesis (ndėrtimi i sheqerit tė rrushit – fruktozės) p.sh nga glicerina, laktati/piruvati
Sinteza e ketoneve
Sinteza e kolesterinės dhe e acideve tė lėngut tė tėmblit qė vijnė nga kjo
Sinteza e proteinave tė gjakut si:
Albumina
Faktorėt e koagulimit
Proteinat e fazės akute tė ndezjes
Deponimi i:
Glukozės nė formė tė glikogjenit
Yndyrės nė formė tė lipo-proteinave
Disa vitaminave
Gjakut
Ndėrtimi i lėngut tė tėmthit
Shpėrbėrja dhe ē`helmimi i:
Eritrociteve tė dėmtuara dhe tė vjetra nėpėrmjet tė makrofagėve
Bilirubinės (produkt i hemoglobinės)
Amoniakut
Hormoneve
Medikamenteve
Krijimi i gjakut tė fetusit deri nė javėn e 7 tė shtatzėnisė (perioda hepato-lienale)
Rregullimi i metabolizmit tė vitaminave

Enzimat e mėlēisė
Kontrollimi i gjakut gjatė njė sėmundjeje tė mėlēisė jep shumė udhėzime tė rėndėsishme mbi llojin dhe pėrhapjen e sėmundjes. Enzimat janė tė nevojshme si ēdo kund tjetėr nė trup edhe nė mėlēi nė mėnyrė qė tė funksionojė si duhet metabolizmi i saj. Kur bėhet dėmtimi i qelizave tė mėlēisė, kėto enzima dalin jashtė tyre dhe rritet pasqyra e tyre nė serumin e gjakut. Kėshtu mundemi, varėsisht se cilat enzima janė tė rritura, tė vijmė deri tek diagnoza e sėmundjes.

Enzimat qė shpesh maten janė:
GOT = AST = ASAT = Glutamat-Oxalacetat-Transaminaza / Aspartat-Aminotransferaza
GPT = ALT = ALAT = Glutamat-Pyruvat-Transaminaza / Alanin-Aminotransferaza
Gamma-GT = Gamma-Glutamyl-Transferaza
AP = Fosfataza alkalike

Sėmundjet
Diagnostika e sėmundjeve tė mėlēisė konsiston nė interpretimin e drejtė tė testeve tė ndryshme funksionale dhe morfologjike. Mirėpo, disa nga kėto nuk janė sasiore, disa nuk janė mjaft sensitive e disa tė tjera nuk janė mjaft specifike, kėshtu qė klinicistit i mbetet qė tė zgjedhė atė grup testesh qė ndriēon mė sė miri njė aspekt tė veēantė tė funksionit tė mėlēisė. Interpretimi i kėtyre testeve duhet bėrė gjithmonė, duke patur parasysh tablonė klinike.[1]

Sėmundjet e mėlēisė janė:

Hepatiti
Cirroza
Encefalopati hepatite (pengesa nė funksionin e trurit deri nė Coma hepaticum)
Sėmundje imunologjie tė mėlēisė (Autoimmunhepatitis)
Metastaza
Tumore hepato-celulare
Abscesi i mėlēisė
Sindromė-Caroli
Sindromė-Reye

Simptoma tė sėmundjeve tė mėlēisė
Verdhėza (Ikterus)
Gjakderdhje nga varicet e ezofagut
Krijimi i ujit nė hapėsirėn e barkut (Ascites)
Dobėsi tė kujtesės, hutim (encefalopati hepatite)

Nė bisedė
Pasi qe njerėzit nė kohėt e vjetra e shihnin mėlēinė si vendin e ndjenjave, tė temperamentit dhe si burim tė gjakut, tė instinktit e nxitjes shpirtėrore, ajo ėshtė bėrė objekt i shumė fjalėve tė urta apo shprehjeve tjera tė pėrditshme, p.sh: “Na hėngri mėlēinė”, “Mėlēinė e bardhė na bėri tė zezė” etj. – d.m.th na lodhi e na mėrziti tepėr.

Shprehja “mėlēia e bardhė” pėrdoret shpesh nė jetėn e pėrditshme kur flitet pėr mushkėritė
Back to top Go down
 

Melqia

View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
www.forumirinor.com  ::  :: -